June 27, 2022
Portali Shprehja

Asllani: Te Reali na shihnin si produkte dhe jo si njerëz

Futbollistja e Suedisë, me origjinë shqiptare, ka dhënë një intervistë për “Sportbladet” dhe flet hapur kundër drejtuesve të klubit spanjoll, për mënyrën se si i trajtojnë futbollistët.

Tact Watches

“Është bërë një mjedis shumë i pashëndetshëm dhe i rrezikshëm për femrat. Është e vështirë të hysh në detaje, por ka të bëjë shumë me një kulturë të dëmshme për futbollistet. Mes shumë gjërash, pothuajse jam detyruar të luaj e dëmtuar dhe nuk kam marrë ndihmë.

 

Mendoj se kam bërë shumë për klubin. Kam kuptuar se ndër vite që nuk i kanë trajtuar mirë lojtaret. Është e rëndësishme që të flasësh, sepse askush tjetër nuk e ka bërë dhe kështu mund të ndryshojnë gjërat. Jam përpjekur ta bëj që në momentin e parë që isha në klub.

 

Ka presion të vazhdueshëm për të luajtur e dëmtuar apo e sëmurë. Nuk është një mjedis i shëndetshëm. Më intereson shumë klubi, por mendoj se është në duar të gabuara. Na shohin si produkte dhe jo si njerëz”, shprehet sulmuesja, e cila përflitet për një kalim te Milani në Itali. /abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Ikja e të rinjve boshatis tregun e Kumanovës

admin

Trump për abortin: “Gjykata e Lartë shpall fitoren e jetës”

Do të “sundojmë” në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Leave a Comment