February 1, 2023
Portali Shprehja

Assange nuk do të lirohet nga burgu për funeralin e Vivienne Westwood

Julian Assange nuk do të lirohet nga burgu i Belmarsh për të marrë pjesë në funeralin e stilistes Vivienne Westwood, thanë familjarët e saj.

“Jemi thellësisht të zhgënjyer që nuk mund t’ia plotësojmë dëshirën Vivien-it, por nuk jemi të befasuar nga ky vendim. Është e padrejtë dhe përfaqëson një vazhdimësi të trajtimit çnjerëzor të Assange nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratë.

Deklarata shton se Assange nuk është dënuar për asnjë krim, por se ai po trajtohet “si një terrorist” dhe se ai është fajtor “vetëm sepse ai publikoi të vërtetën”, raporton Guardian.

Vivienne Westwood, e cila vdiq më 29 dhjetor në Londër, e mbështeti hapur mikun e saj Assange për më shumë se 10 vjet, duke kërkuar lirimin e tij dhe protesta e saj në një kafaz të madh zogjsh ishte veçanërisht e paharrueshme.

Dizajnerja e modës ka projektuar gjithashtu fustanin e nusërisë për ceremoninë modeste të martesës së Julian dhe Stella Assange në burgun Belmarsh.

Stella Assange e quajti Vivienne Westwood “një rebele në zemër” dhe tha se fustani i nusërisë që mori nga Vivienne i dha dasmës së saj një bukuri të veçantë./kp/

.

Të Ngjajshme

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Duel i futbollistëve shqiptarë në Kupën e Italisë

Leave a Comment