September 25, 2022
Portali Shprehja

Atalanta “pushton” Olimpico-n dhe merr kreun, “çmendet” Mourinho (Pamjet)

Vazhdon sezoni befasues i Atalanta-s në Serinë A. Skuadra e Berat Gjimshitit, i cili nuk ka rikuperuar akoma nga dëmtimi, ka marrë një fitore të madhe në Olimpico kundër Roma-s.

Zikaltrit kanë mundur 1-0 verdhekuqtë dhe kryesojnë të vetëm renditjen e kampionatit italian me 17 pikë në pritje të super ndeshjes mes Milan-it dhe Napoli-t, që do të luhet pas pak në San Siro.

Sfida është vendosur nga një gol shumë i bukur i 18-vjeçarit Scalvini në minutën e 35-të. Dy nga tre lojtarët e lindur nga viti 2003 dhe këtej që kanë shënuar në këtë Serie A luajnë tek Atalanta (Giorgio Scalvini dhe Rasmus Højlund).

GOLI I SCALVINI – VIDEO

Verdhekuqve nuk u kanë munguar rastet për të barazuar, por Tammy Abraham në fillim dhe Ibanez më pas kanë shpërdoruar dy raste të pastra në fundin e pjesës së dytë.

Gjakrat janë nxehur në pjesën e dytë kur Zaniolo ka pretenduar për një penallti, por pamjet kanë treguar se faulli ishte shkaktuar nga ai. Një moment që ka acaruar Mourinho-n, që është futur në fushë dhe ka fyer arbitrin.

Special One është ndëshkuar me karton të kuq dhe mund të skualifikohet për një kohë të gjatë nga Gjykatësi Sportiv. Ky rezultat e lë Roma-n në vendin e gjashtë me 13 pikë.

.

Të Ngjajshme

Kaka ndërron sport, nën 3 orë e 40 minuta është objektivi i brazilianit

admin

Koeman justifikon dështimin te Barça: “Shkova në momentin më të keq të klubit”

admin

“Wanda Nara, plani për të tradhtuar Icardi-n pa u zbuluar”

admin

Leave a Comment