April 16, 2021
Portali Shprehja

Atentat në Durrës, ekzekutohet Edmond Çekiçi (FOTO) – Iliria News Agency

Edmond Çekiçi, anëtari i bandës së Lulzim Berishës ka mbetur i vrarë në një atentat në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16, Durrës rreth orës 08:40. Burime nga policia bëjnë me dije se ndaj 40-vjeçarit është qëlluar në rrethana të paqarta. Njoftimi i policisë:

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

Edmond Çekiçi është emër i njohur për policinë. Mësohet se ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. 40 vjeçari ka qenë anëtar i bandës së Durrësit, dhe disa herë është shoqëruar dhe dënuar me burg. Për herë të fundit ai është arrestuar në 24 shtator 2020, pasi është kapur me armë. Ai konsiderohej nga policia si person me rrezikshmëri të lartë. FOTO E TE VRARIT EDMOND ÇEKIÇI

 

Të Ngjajshme

Ndërroi jetë valltari i njohur i Anamoravës, Zija Memeti (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Lauka:Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar – Iliria News Agency

admin

Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment