October 6, 2022
Portali Shprehja

Atletico kthehet te suksesi, poker në La Liga. Ja renditja e kampionatit (PAMJET)

Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat, ndërsa ka bindur me rezultatin 4-1 në përballjen e javës së pestë të La Ligas-s ndaj Celta Vigos. Ekipi i Diego Simeones dominoi të gjithë sfidën, ndërsa zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9’, me Correa që pas një asisti nga de Paul gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipit të “colchoneros”.

Tifozët në “Metropolitano Stadium” do t’i gëzoheshin një tjetër goli vetëm 5 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë, pra në minutën e 50’, me de Paul, që ishte protagonist i padiskutuar i këtij takimi. Ndërsa Carrasco do të realizonte tripletë për ekipin e “colchoneros” në minutën e 66’.

GOLI I DE PAUL VIDEO

Celta Vigo, nga ana tjetër tentoi të kundërpërgjigjej në disa raste, por ekipi i Coudet mundi të gjente rrugën drejt rrjetës vetëm një herë, me Veiga që shënoi në minutën e 71’.

Megjithatë, fati i takimit u vulos në minutën e 83’, me një autogol të Nunez, që i dhuroi “poker” ekipit të Simeones. Pas javës së pestë të La Liga-s Atletico Madrid ngjitet në vend të katërt me 10 pikë, teksa Celta Vigo rrëzohet në vend të 10-të me 7 pikë të grumbulluara.

.

Të Ngjajshme

Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen? Mund të jetë i gjithë faji… i CR7!

admin

“Do t’ia thyejmë këmbët burrit tënd”; Bastoni iu përgjigjet kërcënimeve serioze të tifozëve të Barcelonës

admin

Ideatori i stërvitjeve të vështira, ndahet papritur nga jeta krahu i djathtë i Antonio Conte

admin

Leave a Comment