October 2, 2022
Portali Shprehja

Atletiko vazhdon me të njëjtin avaz, reagon Barcelona me padi

Minuta e 60-të mund të quhen tashmë minutat kur Antonio Grizman do të hyjë në fushën e lojës për të luajtur me Atletiko Madrid. Edhe në ndeshjen e fundit që Atletiko luajti ndaj Selta Vigos dhe e fitoi me shifrat 4-1, sulmuesi francez u aktivizua pavarësisht se tashmë Barcelona e ka paditur.

Megjithatë, një klauzolë në marrëveshjen e huazimit do të thotë që klubi i Madridit do të duhet ta paguajë këtë shifër (40 milionë euro) vetëm nëse francezi është i përfshirë në gjysmën e ndeshjeve të ekipit dhe luan të paktën 45 minuta, e cila nuk përfshin asnjë ndërprerje apo kohë shtesë.

Dhe Barcelona është e shqetësuar që trajnerit të Atletiko-s i është thënë të mos luajë me Grizmanin këtë sezon për të shmangur pagesën e transferimit.

Deri më tani në La Liga këtë sezon, sulmuesi 31-vjeçar është paraqitur për 29, 28, 27 dhe 26 minuta, çdo herë duke u futur rreth minutën 60’të.

.

Të Ngjajshme

Uragani shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

“Vendi është 1 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i 22-vjeçarit nga Kumanova”

admin

Gjendet një trup i pajetë në ujrat e lumit Vardar, dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

admin

Leave a Comment