December 8, 2022
Portali Shprehja

Aurescu: Të ndalen tensionet në veri

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Bogdan Aurescu para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të vazhdon dialogun dhe se situata në veri të Mitrovicës të mbahet nën kontroll. Në këtë takim ku do të raportohet edhe për Kosovën, Aurescu tha se sot do të rikonfirmoj mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit Evropian, me vendet e Ballkanit Perëndimor, derisa foli edhe për veriun e Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që tensionet në pjesën veriore të Kosovës të ndalen. Dhe nga ky këndvështrim, nga përfshirja e përgjithshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor, mendoj se samiti që do të zhvillohet më 6 dhjetor, në Tiranë, do të jetë shumë i rëndësishëm. Ne vazhdojmë të inkurajojmë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë që situata të mbahet nën kontroll. Gjithashtu është e mirëseardhur paketa e ndihmës për mbështetje për sigurinë energjetike në Ballkan, e cila është në përgatitje e sipër. Siç e dini, ajo kap vlerën e 1 miliard eurove, dhe është shumë e rëndësishme të kemi këtë mbështetje për rajonin”, tha Bogdan Aurescu, Ministër i Jashtëm i Rumanisë.

.

Të Ngjajshme

Kur pastroni tualetin, harroni KËTË VEND, dhe pikërisht këtu është burimi i baktereve

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Leave a Comment