November 29, 2021
Portali Shprehja

Austria fuqishëm angazhohet që Maqedonia t’i nisë bisedimet

Pritshmëri dhe shpresa se në dhjetor Maqedonia do t’i fillojë negociatat aderuese me BE-në, kjo ishte e vetmja gjë që u dëgjua pas takimit të ministrit të jashtëm Bujar Osmani me ministrin austriak për Evropë dhe çështje ndërkombëtare Mihael Linhart. Ai, Ballkanin Perëndimor e krahasoi me çokollatat “Mozzart”.

 “Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës ashtu siç disa elemente austriake, për shembull topat e çokollatës Mozzart janë pjesë e kulturës austriake. Stabiliteti  dhe mirëqenia  e Ballkanit Perëndimor do të thotë mirëqenie dhe fuqi për Evropë. Ai që e përjashton Ballkanin Perëndimor e dobëson Evropën. Ne përpiqemi dhe do të vazhdojmë të përpiqemi që në dhjetor të fillojnë negociatat. Kjo është kërkesa jonë. Këtë kërkesë  e vendosim para partnerëve tanë në BE-në në mënyrë intensive”, deklaroi Mihael Linhart – ministër i Austrisë për Çështje Evropiane.

Tact Watches

Por a ekziston mundësi që të mbahet Këshilli i BE-së në dhjetor dhe në vend të parë Bullgaria të formojë qeveri e pas kësaj të arrihet marrëveshje me të cilën Sofja zyrtare do ta heqë bllokadën. Osmani thotë se shpreson se pas këtyre zgjedhjeve në Bullgari që mbahen për herë të tretë, do të zgjidhet qeveria dhe do të ketë kohë që të bisedohet, duke shtuar se është tepër e rëndësishme që në vendin tonë të mos thellohet kriza politike duke e penguar gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë dhe fillimin e negociatave.

 “Kjo që paraqet një hap përpara është fakti se nga e hëna do të ketë president dhe do të konstituohet Kuvendi. Kjo do të thotë se do të ketë dy institucione të rëndësishme në Republikën e Bullgarisë dhe qëllimi ynë është që këto tre javë të shfrytëzohen në atë drejtim. Është më e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të mos lejojë  të jetë pjesë e problemit”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Miockoski në lidhje me atë nëse do t’i fillojmë negociatat, thotë se  është optimist se BE-ja do ta pengojë Bullgarinë në kërkesat e saj.

 “Unë nuk jam pesimist. Jam optimist. E di se të gjitha vendet anëtare të BE-së kësaj here do ta “mbushin me mend” Bullgarinë dhe do t’i promovojnë vlerat e vërteta evropiane në bazë të të cilave është krijuar Unioni. Këto janë vlerat e Evropës  së bashkuar dhe zhvilluar. Do ta pengojnë  në rrugën e kërkesave të saj hegjemoniste dhe këtij populli që është në zemrën  e Evropës do t’i mundësojnë dhe do t’i japin mundësi për të negociuar dhe të mund të ulet një ditë me ta  në të njëjtën tryezë  duke i ndarë vlerat e njëjta”, potencoi kryetari i VRMO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Dje zv/kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov tha se nëse në dhjetor nuk marrim datë për fillimin e negociatave, atëherë ka mundësi që kjo gjë të ndodhë në janar të vitit të ardhëm.

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment