Austria vazhdon angazhimin e saj në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Blerim Reka priti sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger me të cilin bisedoi për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit evropian të Kosovës.

Ambasadori Weidinger theksoi se qeveria e re austriake do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe do të angazhohet edhe më tej në procesin e liberalizimit të vizave, dhe se Austria mbështet dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa ministri Reka falënderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin austriak për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë përmes projekteve në arsim, shkencë, ekonomi. Po ashtu, është investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë.

.

Të ngjajshme

Dhjetëra ambasada dhe katër misione të përhershme mbeten vakante

shprehja

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

shprehja

Dhunon të dashurën, arrestohet

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë