March 25, 2023
Portali Shprehja

Autobusi del nga rruga, 19 të vdekur në Bangladesh

Të paktën 19 persona humbë jetën dhe dhjetëra u plagosën në një aksident autobusi në Bangladeshin qendror, tha policia të dielën.

Aksidenti ndodhi kur autobusi doli nga autostrada në një kanal të thellë, njoftuan agjencitë.

Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa nga pasagjerët e lënduar janë në gjendje kritike, tha një zyrtar i policisë në qytetin e Shibçarës, ku ndodhi aksidenti.

Qyteti është 80 kilometra larg kryeqytetit Dhaka. Autobusi, i cili transportonte më shumë se 40 pasagjerë, ra në një kanal 9 metra të thellë buzë rrugës, pasi depërtoi gardhin e urës së sapondërtuar në lumin Padma.

.

Të Ngjajshme

Si t’i ktheni në gjendjen e mëparshme rrobat që zvogëlohen gjatë larjes

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në protestë, kërkojnë rritje të pagave

Rusia vazhdon sulmet në rajonin lindor të Donjeckut, Zelenski bën thirrje për më shumë armë

Leave a Comment