February 26, 2021
Portali Shprehja

Automjeti del nga rruga në Batllavë, lëndohen tre persona

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Batllavë, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin dhe vetura ka dalë nga rruga.

“Sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvizje, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, tha Ahmeti.

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Suharekë, dëboi nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij

admin

Gjendet pa shenja jete një 60 vjeçar në Prishtinë

admin

Vetë-aksident në Podujevë, lëndohet një person

admin

Leave a Comment