November 26, 2022
Portali Shprehja

Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, nuk ka të lënduar

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dje në Kosovë ka pësuar një aksident të lehtë trafiku ku me automjetin me të cilin udhëtonte është përfshirë nga flakët.

Nga Shtatmadhoria njoftojnë se generali Gjurçinovski i cili mori pjesë në Konferencën e 25-të të shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të SHBA- Kartës së Adriatikut, gjatë kthimit përmes Kosovës në autostradën Komoran-Prishtinë ne orët e pasdites, papritur ka shpërthyer zjarr në pjesën e motorit te automjetit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurimit, zjarri është shuar për një kohë shumë të shkurtër.

Gjenerali Gjurçinovski bashkë me anëtarët e delegacionit dhe sigurimit kanë vazhduar rrugën me automjetet e tjera dhe janë kthyer në shtëpi.

“Automjeti menjeherë pas shenjave të para tè ndezjes në mënyrë të sigurt është shmangur nga komunikacioni, ndërsa pas fikjes i njejti është transportuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë.

Të Ngjajshme

Policia serbe largon migrantët nga rreziku pas të shtënave në kufi me Hungarinë

7 kombinime ushqimesh që s’duhet t’i vendosni kurrë pranë njëri-tjetrit

Vdiq ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei

Leave a Comment