December 1, 2020
Portali Shprehja

Autoritetet kosovare me njoftim për shtetasit e Maqedonisë që do të udhëtojnë për në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë për Alsat njoftoi se në bazë të parimit të reciprocitetit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë  për Alsat nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut javën e kaluar vendosi hapjen e kufijve pa test PCR me vendet e rajonit. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Gurbi, sot deklaroi se nga nesër do të mund të udhëtohet në shtetet fqinje pa pasur nevojë të tregohet testi PCR.

“Prej nesër qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në shtetet fqinje, pa pasur nevojë që të tregohet test PCR. Siç e dini, ne me Shqipërinë mund ta kalojmë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë te ne pa treguar test dhe shpresoj se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve”, deklaroi Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë.(INA)

Të Ngjajshme

Kryetari i Prizrenit tregon nëse do të hiqet shtatorja e Skënderbeut

admin

Shpërthejnë infektimet/ SHBA, rikthen masat kufizuese

admin

Kryeministri i ri malazez Krivokapiq: Tri sfidat për Qeverinë e re

admin

Leave a Comment