August 16, 2022
Portali Shprehja

Autoritetet me detaje rreth tërmetit të sotëm që u ndje edhe në Shkup

Tërmeti i mëngjesit të sotëm është ndjerë edhe në Shkup, përcjell TV21. Këtë e konfirmojnë edhe autoritetet për mbikëqyrje sizmike në vend.

Rrjeti sizmik telemetrik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko Natyrëroë -në Shkup, mëngjesin e datës 31.7.2022, ka regjistruar një tërmet me epiqendrën 26 kilometra në verilindje të Shkupit, në Republikën fqinje të Kosovës.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmetet kanë ndodhur në orën 08:28 me magnitudë lokale ML2.8 dhe me intensitet II-III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata e Shkupit dhe zonën përreth.

Të Ngjajshme

Sofja mirëpriti rekomandimet e miratuara për personalitetet historike

admin

Zvicra po kërkon punëtorë, mbi 12 mijë vende të lira pune

LSDM: Janë fundosur të gjitha gënjeshtrat e VMRO-së gjoja për ndryshimin e historisë

admin

Leave a Comment