June 18, 2021
Portali Shprehja

AUV-ja asgjëson 70 ton ushqim të pasigurt

Produktet e skaduara, artikujt në deklaratat e të cilave nuk shkruhet se nga vijnë dhe çfarë përmban produkti janë vetëm disa nga mangësitë e tregut vendor. Në tre muajt e parë të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë asgjësoi gati 70 ton ushqim që ishte i pasigurt për konsumatorët, ndërsa në vitin 2020 janë asgjësuar 240 ton.

“Këtë vit, qytetarët përmes AUV-së kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore për praninë e kontaminuesve, shitjen e produkteve të skaduara, dyshimin për helmim nga ushqimi, dyshimin për cilësinë e produktit, etiketimin jo përkatës. Qoftë gjalpë, kaçkavall, susam, kemi pasur asgjësim të një kompanie të përpunimit të mishit që nuk i plotëson kriteret”- deklaroi Nikollçe Babovski – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Qytetarët kryesisht ankohen për deklarata jo përkatëse ndërsa numri i ankesave për produktet e skaduara është ulur në mënyrë drastike.

“Kemi pasur ankesa për ruajtjen e produkteve, deklaratën e produkteve që nuk janë deklaruar si duhet, deklarata nuk mund të shihet, nuk është bërë mirë në letrën transparente me shkronja të bardha dhe konsumatorët nuk mund ta lexojnë”- pohoi Mariana Llonçar-Velkova- Kryetare e Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

 Nga ana tjetër, qytetarët thonë se shpesh ndodh që të gjejnë ushqim të skaduar, të cilin nuk e denoncojnë por e hedhin.

 “Bleva ushqime të skaduara, qebapë dhe një qofte, i hodha, ishin të skaduara”

 “Nga kosi deri te mishi, mendoj se është katastrofë”

 “Nuk e di nëse ushqimi që vjen nga jashtë është i kontrolluar. Nëse ka datë skadimi, jo vetëm që deklaratën e heqin dhe vendosin tjetër, duhet të ketë vulë direkt në produkt nga kur deri kur është i vlefshëm”

Gjoba për prodhimin ose shitjen e ushqimit jo përkatës lëvizë nga 250 deri në 9 mijë euro në varësi të kundërvajtjes. Qytetarët kanë paraqitur 173 ankesa që nga fillimi i vitit, 74 prej të cilave kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit.

Andrea Cobanova

.

Të Ngjajshme

Kontesti me Bullgarinë, Nikovski: Zaev duhet të heq dorë nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë

admin

Fshatrat Poroj dhe Xhepçishtë nuk kanë kanalizim, ujërat e zeza shkaktojnë revoltë tek banorët

admin

Pasdite shi i rrëmbyeshëm, vazhdon periudha e motit të paqëndrueshëm

admin

Leave a Comment