November 28, 2022
Portali Shprehja

Avokati i familjes së moshuarës që u rrah i reagon pronarit të “Orendas”: Edhe ju keni përgjegjësi penale për rastin

Vendimi për revokimin e licencës ndaj qendrës Orenda në Pejë shtyu sot pronarin e saj, Anton Rasaj, të reagojë duke thënë se ishte pa asnjë bazë ligjore. Mirëpo, të tillë këtë vendim nuk po e konsideron edhe avokati i familjes së të moshuarës, e cila u dhunua fizikisht nga ish-punonjëse të kësaj qendreje, Meshar Selimaj. Sipas tij, ky vendim ishte korrekt, dhe se edhe vetë pronari i qendrës “Orenda”, ka përgjegjësi penale për rastin.

Përmes një konference për media, pronari i shtëpisë së pleqve “Orenda” në Pejë, u shpreh i pakënaqur me vendimin për revokimin e licencës me pretendimin se vepruan shpejt për veprimet e infermiereve, dhe se ato nuk përfaqësojnë “fytyrën e biznesit” në të cilin ai ka investuar. Këtë reagim të Rasajt, avokati i Minire Nurës, Meshar Selimaj, e konsideron si tentim për shmangie të përgjegjësisë që ka si person juridik.

Selimaj, në një prononcim për gazetën online Reporteri.net, tha se katër ditë para publikimit të video-incizimit, ku e moshuara u pa teksa rënkonte nga goditjet e Aurona Pelajt, qendra “Orenda” në Pejë nuk i është përgjigjur thirrjeve të të bijës së Nurës, Zhenetës, veprim ky që është i papërgjegjshëm, marrë parasysh faktin se “Orenda” e ka pasur për obligim të përgjigjet, bazuar në marrëveshjen mes të dy palëve.

“Reagimi i sotëm i pronarit të shtëpisë “Orenda”, i cili tenton që t’i shmanget përgjegjësisë së tij që ka si person juridik, e vërteton edhe fakti që katër ditë para publikimit të video inçizimit, shtëpia “Orenda” nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike të vajzës së të dëmtuarës, për të cilën në bazë të marrëveshjes për qëndrim të të demtuarës në shtëpinë “Orenda”, e ka pasur për obligim që të përgjigjet për shkak se vajza Zheneta ka jetuar në Gjakovë”, tha Selimaj./RP

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment