September 26, 2020
Portali Shprehja

Avokati i grupit të “Kumanovës”: Procesi gjyqësor i ndikuar nga politika

Emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova mbrëmë riktheu vëmendjen tek Grupi i Kumanovës, të cilët nën akuzat për terrorizëm, në vitin 2017 u dënuan me 746 vite burg nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Në kuadër të emisionit u transmetua dokumentari i Oxygen productions, me rrëfime ekskluzive të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, nga burgu në Maqedoni.

Avokati i disa prej të dënuarve, Ibrahim Bajrami, tha për Rubikon se më gjykimin e këtij grupi kishte ndërhyrje politike.

”Vendimi është apeluar për shumicën e të akuzuarve të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm dhe me burg deri në 40 vjet, e kanë të drejtën e ankesës deri te gjykata supreme dhe për një pjesë të të akuzuarve, vendimet e shkallës së parë nuk janë të plotfuqishme”.

”Vendimi i marrë i shkallës së parë në vitin 2017 dhe periudha deri në marrjen e vendimit të shkallës së dytë e cila është viti 2019, pra plot dy vite, do të thotë se i kanë tejkaluar të gjitha rregullat ligjore për një gjykim të drejtë dhe në kohë të duhur”.

”Dhe në zvarritjen e kësaj situate pritëm që shkalla e dytë do t’i qaset kësaj çështje me seriozitet më të madh, vërtetimi i vendimeve të shkallës së parë me një arsyeshmëri shumë të dobët me arsyetimin e shkallës së dytë, na bënë të mendojmë që në këtë rast nuk ka një gjykim të drejtë, por është i ndikuar nga politika vendore edhe e rajonit” tha Bajrami.

Bajrami tutje shtoi se pjesëtarët e grupit të Kumanovës kishin përjetuar maltretime të tmerrshme gjatë periudhës së procesit gjyqësor.

Emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendin sonte riktheu vëmendjen tek Grupi i Kumanovës, të cilët nën akuzat për terrorizëm, në vitin 2017 u dënuan me 746 vite burg nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Në kuadër të emisionit u transmetua dokumentari i Oxygen productions, me rrëfime ekskluzive të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, nga burgu në Maqedoni.

Avokati i disa prej të dënuarve, Ibrahim Bajrami, tha për Rubikon se më gjykimin e këtij grupi kishte ndërhyrje politike.

”Vendimi është apeluar për shumicën e të akuzuarve të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm dhe me burg deri në 40 vjet, e kanë të drejtën e ankesës deri te gjykata supreme dhe për një pjesë të të akuzuarve, vendimet e shkallës së parë nuk janë të plotfuqishme”.

”Vendimi i marrë i shkallës së parë në vitin 2017 dhe periudha deri në marrjen e vendimit të shkallës së dytë e cila është viti 2019, pra plot dy vite, do të thotë se i kanë tejkaluar të gjitha rregullat ligjore për një gjykim të drejtë dhe në kohë të duhur”.

”Dhe në zvarritjen e kësaj situate pritëm që shkalla e dytë do t’i qaset kësaj çështje me seriozitet më të madh, vërtetimi i vendimeve të shkallës së parë me një arsyeshmëri shumë të dobët me arsyetimin e shkallës së dytë, na bënë të mendojmë që në këtë rast nuk ka një gjykim të drejtë, por është i ndikuar nga politika vendore edhe e rajonit” tha Bajrami.

Bajrami tutje shtoi se pjesëtarët e grupit të Kumanovës kishin përjetuar maltretime të tmerrshme gjatë periudhës së procesit gjyqësor.

”Askush nuk i ikë pasojës, edhe mbrojtja edhe të akuzuarit, por kemi të drejtë t’i shfaqim vërejtjet tona edhe në mbarëvajtjen e procedurës gjyqësore edhe në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor, jemi ballafaquar në fillim me maltretime të tmerrshme të të gjithë pjesëtarëve të grupit dhe në fazën përfundimtare fenomenet devijante ishin në numër më të vogël”.

”Zvarritja e panevojshme e procedurës bënë që këta pjesëtarë të dënohen për së dyti. Arsyeshmëria e vendimit të shkallës së dytë është shumë e dobët dhe për shumë vërejtje ankimore të mbrojtjes nuk është dhënë sqarim i duhur që me saktësi të plotë të vërtetojë vendimin e shkallës së parë”.

”Unë si pjesë e mbrojtjes nuk pres ndonjë ndryshim drastik të angazhimit të shkallës së fundit te gjykata supreme që është e lejuar me ligjet tona këtu në Maqedoni”.

”Jemi të interesuar që sa më shpejtë të ketë një epilog gjyqësor, që të akuzuarit pas plotfuqishmërisë së vendimeve që kanë në Republikën e Maqedonisë së veriut t’i prijnë të drejtës së tyre që ata të transferohen në burgun në vendin e tyre amë, që është procedurë në vete pastaj”.

Sipas Bajramit rigjykimin e këtij rasti e bënë të mundur fakti se ka pasur një numër të madh të shkeljeve procedurale nga ana e gjykatës.

”Mos pranimi i dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga ana e mbrojtjes, mos pranimi i thirrjes së ekspertëve të cilët kanë bërë ekspertiza të lloj-llojshme të provave materiale të cilat paraqiten në gjykatë, pranimi i gjykatës që mos të vijë një anëtar i shërbimit sekret të shtetit i pranuar nga gjykata që të vijë të jap deklaratën e tij para gjyqit vetëm se shefi i tij i thotë se anëtarët e sigurimit të shtetit nuk i lejohet të japin dëshmi para gjykatës, është baze e cila e bënë që ky proces gjyqësor të fillojë prej fillimi”.

”Gjendja faktike rezulton që nga shteti në Maqedoni në atë kohë është trajtuar si terrorist, në fillim mbrojtja është ballafaquar me provat e parashtruara që nuk ishin në numër të vogël dhe me deklaratat e vetë të akuzuarve të cilët nuk e mbështesnin qëllimin dhe arsyen në ardhje”.

”Ecja e procesit dëshmues më shumë doli se kemi të bëjë me një tentativë për kryengritje të armatosur, ia kemi borxh edhe popullit edhe kombit shqiptar që një ditë historia të bëjë një verifikim se çfarë ndodhi në Kumanovë në vitin 2015”.

Duke folur për mundësinë e një hetimi ndërkombëtar, Bajrami tha se opsioni i vetëm është që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

”Unë dua të jem realist, një hetim ndërkombëtar për momentin vetëm flitet por rruga ligjore për të ardhur deri te ai hetim ndërkombëtar është e paqartë, e vetmja mundësi për momentin është që ne të drejtën përfundimtare ta kërkojmë në Strasburg, është një moment shumë i rëndësishëm”.

”E dëgjuam në dokumentar komandant ‘Malishevën’ i cili thotë; na thanë që në këtë qytet ka 200 persona, në atë qytet 200, nga kjo buron që kjo ka qenë një tentativë për një kryengritje të armatosur për realizim të të drejtave të një komuniteti”.

”Kualifikimi juridik për të trajtuar këtë çështje është kryengritje e armatosur dhe pjesëtarë i grupit për kryengritje të armatosur. Vija është shumë e hollë e cila e trajton elementin e kryengritjes së armatosur dhe terrorizmin”./KlanKosova.tv

Të Ngjajshme

“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj nuk i nënshtrohet policëve të EULEX-it (VIDEO)

admin

Maqedonia dhe Kosova do të hapin kufijtë pa teste, mësohet se kur?!

admin

Haradinaj: Nuk i përgjigjem EULEX

admin

Leave a Comment