July 2, 2022
Portali Shprehja

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson: Nazim Bllaca ka vdekur

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë konferencës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, duke treguar për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale, përmendi Nazim Bllacën, për të cilin thotë se ka vdekur.

Tact Watches

Ai tha se Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, për rastin e incidenteve që kanë të bëjnë me Veselin. Është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ai ishte aset serb, i paguar nga Serbia”, ka deklaruar Emmerson, transmeton Telegrafi.

Më 2009, Nazim Bllaca para mediave ishte shprehur se ka marrë pjesë nën urdhra të SHIK-ut “në 17 aksione të vrasjes, plagosjes, rrahjes e shantazhit të personave të caktuar, të parë si kolaboracionistë të Serbisë apo si rivalë politikë”.

“Epror kryesor në SHIK e kam pasur Azem Sylën. Bëhet fjalë për vrasje, plagosje, kërcënime, shantazhe, rrahje brutale etj. Është vështirë me ardhë këtu para parlamentit edhe me thënë si dëshmitar, mirëpo boll ka shkuar me ata dëshmitarët e fshehtë. Unë jam penduar për punën që është bërë nga 12 qershori i vitit 1999”, pati thënë Bllaca, duke mos përmendur emrin e personit që thotë ta ketë vrarë.
Nazim Bllaca pati deklaruar se krimet janë kryer pas periudhës së luftës.

Ai aty përmendi se për aksionet e kryera ka marrë urdhra nga, siç tha ai, “pjesëtarë të SHIK-ut, që gjenden në strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës”.

Pas këtij deklarimi që kishte bërë jehonë të madhe ai ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it si dëshmitar i mbrojtur.

Ai ishte larguar nën mbrojtje të EULEX-it nga Kosova, pas disa procesve gjyqësore në Kosovë./Telegrafi

Të Ngjajshme

Shtrenjtohen çmimet në Durrës, pushuesi tregon sa po paguajnë për 5 ditë

admin

Gjermania paralajmëroi popullsinë e saj: Kurseni energjinë elektrike dhe përgatituni për dimër!

admin

Ministrja e Jashtme gjermane: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

admin

Leave a Comment