September 22, 2023
Portali Shprehja

Avokati i njohur ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Sa herë kërcënohet Vuçiqi nga Amerika, shkon në Beograd!

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi.

Ai përmendi edhe kërkesën e Ramës për njohjen e Kosovës, ku mbeti i hutuar me këtë kërkesë të cilën e quajti edhe absurde.

Sipas Ngjelës, për faktin historik që Kosova është një shtet i pavarur, të gjitha orvatjet për bisedime me pushtuesin e mundur në luftë, janë humbje kohe nga kryeministri shqiptar.

“E pra, ç’është ky tip kryeministri me seli në Tiranë që më i gëzuar është kur shkon në Beograd se sa kur shkon në Prishtinë!

Përse ta duan shqiptarët këtë kryeministër që nuk ka lidhje me shqiptarizmin?

Po politika amerikane pse po e toleron kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili nuk njeh historinë e Shqipërisë dhe nuk e di që shqiptarët, pas 200 vitesh luftë, në vitin 1999, kanë fituat luftën me Serbinë pushtuese territoresh shqiptare?

Po shqiptarët të mpirë janë që vijojnë të lënë kryeministër një person që e do Beogradin më shumë se Tiranën?”, shkroi ndër të tjer Ngjela në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Nuk e di se përse kryeministrat shqiptarë – në Prishtinë dhe në Tiranë – nuk e kuptojnë dot që Kosova është një shtet i pavarur, prandaj: çfarë po duan të bëjnë këta me njohjen që u dashka t’i bëjë Serbia Kosovës?!

E kuptoni tani që Serbia ka qenë në 2 shekuj rresht një pushtues trritoresh shqiptare, i përkëdhelur nga evropianet, dhe e drejta shqiptare erdhi në histori për t’u njohur si fakt i vërtetë vetëm para 23 vitesh, dhe nga imponimi i forcës së politikës amerikane?

l.

Çfrarë është në thelb kërkesa për njohjen e Kosovës nga Serbia?

Kërkesë absurde. Kosova është tani një shtet i pavarur dhe i lirë, kurse Serbinë Kosova e ka mundur në luftë.

E di kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që Serbinë Kosova e ka mundur me luftë çlirimtare dhe në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

E di kryeministri shqiptar që Serbia ka pas qenë pushtuesi shekullor i Kosovës?

Prandaj…

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment