January 21, 2021
Portali Shprehja

Avokati kosovar: Ditët në vijim pritet dërgimi i Thaçit dhe Veselit në Hagë

Avokati Tomë Gashi ka thënë se ka raportime që ditët në vijim pritet dërgimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Hagë. Këto deklarata Gashi i bëri në emisionin DPT Te Fidani, shkruan Gazeta Express.

“Do të kemi edhe arrestime të tjera, nuk do të ndalen vetëm me 5 arrestime. Po ka lajme që ditët në vijim, pritet edhe dërgimi i zotri Thaçi dhe Veseli”, tha Gashi.

Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan. Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë. Rreth dy orë më parë, konfirmimin e aktakuzës ndaj tij, e konfirmoi edhe Rexhep Selimi, i cili tha se nesër do të niset për në Hagë.

Të Ngjajshme

Biden: Demokracia ka mbizotëruar | Iliria News Agency

admin

Greqia u zgjerua me 12 milje në Jon, Turqia lëshon një paralajmërim të fortë: Mos guxoni

admin

Baton Haxhiu jep prognozën e tij për rezultatin e zgjedhjeve

admin

Leave a Comment