Azia në alarm maksimal përballë virusit të ri

Shumë vende të Azisë kanë riforcuar sot kontrollet e tyre përballë përhapjes së virusit të ri, i ngjashëm me SARS-in, që ka shkaktuar tashmë vdekjen e gjashtë personave në Kinë dhe ka rritur frikën për një krizë sanitare botërore.

Nga Bangkoku në Hong Kong, nga Singapori në Sidnej, autoritetet po kryejnë kontrolle sistematike me mbërritjen e fluturimeve nga zonat me rrezik, pasi Pekini konfirmoi që ky koronavirus i ri ishte transmetuar përmes qenieve njerëzore.

Kina ka regjistruar 77 raste duke e çuar numrin total në rreth 300, ndërkohë që sëmundja ka shkaktuar tre viktima të tjera në Wuhan.

Epidemia ka prekur disa persona të tjerë në Japoni, Korenë e Jugut dhe në Tajlandë.

“Rreth 922 pacientë mbeten nën vëzhgim në spitalet kineze”, sipas shifrave të komunikuara nga autoritetet shëndetësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të mblidhet nesër për të vendosur nëse duhet shpallur një urgjencë për shëndetin publik në nivel global.

.

Të ngjajshme

Alsat mëson: Gjykata e Apelit çon në rigjykim rastin “Alfa”

shprehja

Kurti: Debati me Vuçiqin, i ashpër dhe me tensione

shprehja

Afati i fundit i shpërndarjes së Kuvendit, 16 shkurti

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë