October 6, 2022
Portali Shprehja

Babai i Haaland tregon pse zgjodhi Manchester City dhe jo Real Madrid!

Erling Haaland është lojtari i momentit në Premier League, duke arritur të shënojë 10 gola në 6 ndeshje në kampionatin anglez me skuadrën e Manchester City. Norvegjezi kaloi nga Borussia Dortmund te City, teksa nuk preferoi kalimin në La Liga te Real Madrid.

Për këtë zgjedhje të Haaland ka folur babai i tij, i cili shpjegoj se cilat janë arsyet që djali i tij zgjodhi të ishte nën urdhrat e Pep Guardiolës. “Ne kishim një pyetje në mendje, kujt i duhet një ‘9’?

Manchester City që kishte një nevojë reale për një ‘9’ apo Real Madrid që ishte i varuar nga Benzema, teksa flitej edhe për një kalim të Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu”.

Në këtë mënyrë, Haaland zgjodhi Cityn. Pavarësisht gjithçkaje, edhe pse zërat për një kalim të mundshme te Real Madrid pas dy vitesh nuk mungojnë. Brenda këtyre dy viteve, aktivizohet një klauzolë prej 150 milionë eurosh për të qenë në gjendje të largohet nga City dhe shumë po vënë bast që Real Madridi do ta paguajë në mënyrë që Haaland të marrë stafetën e Benzema.

.

Të Ngjajshme

Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen? Mund të jetë i gjithë faji… i CR7!

admin

“Do t’ia thyejmë këmbët burrit tënd”; Bastoni iu përgjigjet kërcënimeve serioze të tifozëve të Barcelonës

admin

Ideatori i stërvitjeve të vështira, ndahet papritur nga jeta krahu i djathtë i Antonio Conte

admin

Leave a Comment