June 18, 2021
Portali Shprehja

Baftjari: Të ndihmosh tjetrin në fenë Islame është obligim!

Teologu Hasan Baftjari, në emisionin “Rruga drejt” shpjegoi se humaniteti në fenë islame është shumë njerëzore. Ai tha se në të gjitha fetë e tjera, të dhurosh është nga vullneti i mirë, kurse në islam është obligim. Teologu Baftjari tha se gjatë muajit të Ramazanit, besimtari mysliman e ka për obligim sadakan, por nga ana tjetër duhet të ruaj dinjitetin e atij personi që i dhuron. Pra, sipas teologut Baftjari, dinjiteti është elementi kryesor i humanizmit në islam.

Humaniteti është shumë njerëzor. Krejt fetë e kanë nga vullneti i mirë. Kur besimet e tjera ndihmojnë ata e bëjnë nga vullneti i mirë, kurse në islam e ke obligim. Të paktën në Razam obligohesh të japësh, obligohesh të ndihmosh, për arsye se atë e do zoti që ti të dhurosh. Ajo që duhet që një humanist ta bëjë nga prizmi i studimeve të shkencave islame, Profeti na mësonte që kur t’i japësh dikujt, më e rëndësishme nuk është stomaku, është dinjiteti. Nëse ne ndihmojmë ndokënd duhet t’ia ruajmë dinjitetin. Nëse duhet ta ndihmojmë dikënd nuk duhet ta shkatërrojmë atë. Pra, dinjiteti është elementi kryesor i humanizmit- tha Baftjari.

.

Të Ngjajshme

Fshatrat Poroj dhe Xhepçishtë nuk kanë kanalizim, ujërat e zeza shkaktojnë revoltë tek banorët

admin

Pasdite shi i rrëmbyeshëm, vazhdon periudha e motit të paqëndrueshëm

admin

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e tri vendeve të Ballkanit

admin

Leave a Comment