September 29, 2023
Portali Shprehja

Bajern Munihu, bën hapin e parë për firmën e Hari Kejnit

Bajern Munihu ka nisur zyrtarisht tratativat për të transferuar Hari Kejnin në “Allianz Arena”. Sipas “Sky Sport” drejtuesit e klubit bavarez dhe babai i sulmuesit kanë zhvilluar bisedime së bashku për të parandaluar rinovimin me Totenhamin.

Synimi i Bajernit u shpall që në merkaton verore, kur u bë e ditur që kampionët e Gjermanisë në vitin 2023 do të bëjë të pamundurën për të sjellë në “Allianz Arena”, sulmuesin anglez Hari Kejn.

Largimi i Robert Levandovski nga Bajern Munihu ka lënë hapësira të mëdha në repartin e sulmit dhe tani kampionët e Gjermanisë kanë piketuar Kejnin, për të zëvendësuar përfundimisht polakun.

.

Të Ngjajshme

Zbulohet kush e vendosi tritolin te lokali i Noizy-t

(VIDEO) Sulm me armë në Roterdam, disa të vdekur dhe të plagosur

Si testet e gjakut mund t’i shpëtojnë njerëzit nga ataku në zemër

Leave a Comment