November 28, 2022
Portali Shprehja

Bajerni: Dejvisi mungon, por do të jetë gati për “Katar 2022”

Reprezentuesi kanadez dhe mbrojtësi i majtë i Bajern Munih, Alfonso Dejvis, u zëvendësua gjatë fitores 2-3 ndaj Herta Berlin për shkak të një lëndimi në zonën e kofshës dhe testet e para mjekësore nuk ishin të mira për futbollistin 22 vjeçar.

Por, është vetë klubi i Bajernit që ka njoftuar që lojtari do mungojë në dy ndeshjet e radhës të ‘bavarezëve’, por do jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

 

“Bajern Munihu do të jetë pa Alfonso Dejvisin në dy ndeshjet e mbetura të Bundesligës deri në pushimin dimëror. Mbrojtësi 22-vjeçar grisi një fije muskulore në kofshën e tij të pasme të djathtë gjatë fitores 3-2 jashtë fushe në Herta Berlinit. Ky ka qenë rezultati i ekzaminimeve nga departamenti mjekësor i kampionëve të rekordeve gjermane. Pjesëmarrja në Botërorin e Katarit nuk është në rrezik për reprezentuesin kanadez”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Rikujtojmë që Kupa e Botës fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

.

Të Ngjajshme

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Opozita maqedonase insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kujdes! Edhe tetë gota ujë në ditë janë ende shumë sipas shkencës!

Leave a Comment