August 5, 2021
Portali Shprehja

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Bashkim Bakiu nga ASH-ja i ftuar në “Ruga drejt” gjatë debatit për zgjedhjet lokale dhe për zgjedhjen e kryetarit me një raund, tha se ata si ASH janë për lista të hapura, por jo për zgjedhjen e kryetarit me një me një raund të vetëm sepse kjo do të krijonte akoma më shumë ndarje etnike.

Çështja e listave të hapura nuk është në temë që është hapur sot dhe nuk është një temë, është një temë që është diskutuar edhe para një dekade, por fatkeqësisht nuk ka pasur një vullnet politik. Të gjitha partitë politike kanë qenë dakord për listat e hapura, por kur ka ardhur te puna konkrete ajo është shmangur. Ne jemi kundër modelit brenda partisë të një lideri sulltan, që nuk mund ti shkoj kundër askush. Dhe kjo nëpërmjet listave të hapura u jep mundësi figurave të tjera politike të ngrihen dhe të vlerësohen nga vetë votuesit. Por kjo edhe këtë herë nuk është akoma konkrete. NE jemi për 8 njësi zgjedhore, dhe kjo do t’u mundësoje të gjithëve të kenë përfaqësuesit e tyre. Por jemi kundër zgjedhjes së kryetarit me një raund të parë sepse do të kemi ndarje ndëretnike, sepse na mungon homogjenizimi- tha Bakiu.

.

Të Ngjajshme

Sopot, zjarri shkrumbon katin e sipërm të një shtëpie

admin

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

admin

Vatra zjarresh edhe në Makedonski Brod dhe Bogovinë

admin

Leave a Comment