3.1 C
Skopje
December 10, 2019
BLUE

Balerini e tradhtoi me një vajzë më të re, Rovena Dilo tregon zhgënjimin pas lidhjes 4 vjeçare

Plot 4 vite lidhje morën fund pak muaj më parë, kur këngëtarja e njohur Rovena Dilo dhe i dashuri i saj balerin disa vite më i ri në moshë, Eltion Merja, u ndanë. E ftuar së fundi në “Këndo këngën time”, artistja foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri, duke hedhur dritë për arsyen që i çoi në prishjen e kësaj marrëdhënie që zgjati jo pak, por plot katër vjet.

Këngëtarja u shpreh se ajo nuk tradhton, as në jetë, as në bashkëpunimet muzikore, duke i qëndruar kështu besnike njerëzve me të cilët ka punuar për një kohë të gjatë. “Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, u shpreh Rovena, duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar.

Ndërkohë që Eltioni ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie, duke u etiketuar në komentet që janë bërë nga ndjekësit si “tradhtari”. Burime pranë ish-çiftit të showbizz-it bënë të ditur se një romancë e Eltionit me një vajzë më të re në rrethin artistik ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me këngëtaren. Gjithsesi, ai kujdeset që të jetë shumë diskret në rrjetet sociale dhe pas fshirjes së fotove me Rovenën nuk ka bërë pastime të tjera, që mund të zbulojnë më shumë nga jeta e tij private.

SI RA NË DASHURI ROVENA DILO ME BALERININ DISA VITE MË TË RI, NDËRKOHË QË PO DIVORCOHEJ NGA ISH-FUTBOLLISTI 

SI RA NË DASHURI ROVENA DILO ME BALERININ DISA VITE MË TË RI, NDËRKOHË QË PO DIVORCOHEJ NGA ISH-FUTBOLLISTI 

Madje, dy të dashuruarit që shiheshin gjithmonë bashkë kudo dhe postonin foto me shoqërinë e ngushtë në rrjetet sociale, tani e kanë fshirë njëritjetrin nga “Instagrami”. Po si nisi historia e bukur e dashurisë mes Rovena Dilos dhe balerinit disa vite më të ri, Eltion Merja? Për këngëtaren e njohur, balerini hyri në jetën e saj fiks pas divorcit aq shumë të përfolur nga ish-futbollisti, Florian Riza.

Ndarja përkoi me pranimin e ofertës nga ana e saj për të qenë një nga kërcimtaret VIP të spektaklit “Dancing With the Stars”, ku kishte për partner Merjan. Në fillim u duk se mes tyre pati vetëm kimi skenike, ndërsa kërcenin si çift në garën VIP “Dancing With the Stars”, por duke qenë se ata vazhduan të shoqëroheshin edhe pas mbylljes së spektaklit, lidhja e tyre mori tjetër drejtim.

Artistët u komentuan në media si çifti më i ri i shozbizz-it shqiptar, plot katër vite më parë. Shenja e parë që tregoi se çifti ishin në një raport më tepër se profesional, ishte kartolina e Krishtlindjeve që Rovena Dilo shpërndau për ndjekësit, ku këngëtarja dhe balerini u shfaqën si çift në përurimin e fundvitit. E që nga ajo atmosferë e ndërrimit të viteve në 2015-ën ku festuan si të dashur, ata nuk u ndanë asnjë ditë nga njëri-tjetri. Gjithmonë bashkë, jo vetëm për darka e festa të gëzuara, por edhe si bashkëpunëtorë në projekte të ndryshme artistike, duke u shndërruar në ortakë me vizion të njëjtë për mënyrën e të bërit art.

Vetë çifti vendosën të luanin pak me fantazinë e audiencës nëse ishin apo s’ishin bashkë, por gjithmonë kjo e parë si një lojë vetëm për sytë e publikut, sepse miqtë e mikeshat e tyre ishin dëshmitarë okularë edhe të ndonjë puthjeje darkave, duke treguar se ata ishin çift dhe madje një çift i lumtur.

TË GJITHA DEKLARATAT E FORTA TË ROVENËS PËR BALERININ 

E pas katër vitesh lidhjeje, Rovena dhe Eltioni e konsoliduan marrëdhënien me nisjen e bashkëjetesës në Tiranë. Ata komentoheshin si çifti që jepnin shpirtin në skenë, pasi anëtarët e jurisë së “Dancing With the Stars”, që kryesohej nga Ilir Shaqiri, i kishin etiketuar në njëfarë mënyre si partnerët që kërcejnë me pasion e ndjenjë. Dhe ashtu si pa kuptuar, kaluan plot katër vjet që kur Rovena dhe Eltioni u njohën pikërisht në paskuintat e “DWS”, spektakël të cilit ata iu rikthyen edhe një herë sërish çift, për herë të dytë në këtë garë televizive, për të cilën produksioni zgjodhi më të mirët që morën pjesë në këto vite të organizimit të tij në Tiranë.

Artikuj të ngajshëm

Nora, një zonjë në të zeza

shprehja

Robert Berisha flet pa pikë marre: Dashnoret janë në modë, s’ka shqiptar që s’e ka një!

shprehja

Godet Robert Berisha: Dashnoret janë në modë, s’ka shqiptar që s’e ka një!

shprehja