Rezultatet e fundit jozyrtare në Turqi e nxjerrin në avantazh Recep Tayyip Erdoganin në garën e balotazhit për president me kandidatin opozitar Kemal Kilicdaroglu.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, Erdogan kryeson me 53.4 për qind të votave, ndërsa Kilicdaroglu ka 46.6 për qind të tyre nga 82.6 për qind të kutive të hapura.
Por disa të dhëna të tjera i ka publikuar agjencia e lajmeve, Anka, që tregojnë se Kilicdaroglu është vetëm pak prapa Erdoganit me 49.4 për qind, ndërsa presidenti aktual ka 50.06 për qind, nga 88.8 për qind të kutive të hapura.
Shifrat e publikuara nga agjencia e lajmeve opozitare ANKA tregojnë Erdoganin në krye, me 50,06 për qind, kundrejt Kilicdaroglu me 49,4 për qind, me 88,8 për qind të kutive të hapura.
.