November 25, 2020
Portali Shprehja

“Balotelli është realitet, ai do të mbërrijë te ne në janar”

Mario Balotelli te Vasco da Gama, një transferim që duhet të bëhet. Ish-lojtari i Brescia së fundi duket një hap larg nga fluturimi drejt Brazilit dhe nënshkrimi me klubin e Rio de Janeiro. Fabio Cordella, drejtori i ri sportiv italian i klubit kryeqytetas brazilian, i intervistuar nga “Tuttosport” konfirmoi se palët janë në punë e sipër: “Nuk është një ëndërr, por realitet i pastër. Ne jemi duke punuar së bashku me Mino Raiola, në përpjekje për të marrë një nga lojtarët më të fortë në botë në Brazil. Mario është gjithnjë e më i bindur për projektin tonë dhe idenë për të kaluar në një nga më të e bukur dhe magjepsës të botës”.

Transferimi, megjithatë, pritet të marrë formë vetëm në janar, pasi presidenti aktual vuri veton për ardhjen e lojtarit para 30 nëntorit: “Ne u përpoqëm të parashikonim dhe bindnim presidentin aktual të klubit, Alexandre Campello, për ta marrë Mario në Brazil deri më 30 nëntor, por ai nuk donte. Në këtë pikë gjithçka u shty për në janar”.

Cordella, i lindur në Salento dhe që e njeh Mancinin personalisht, ka rinominuar gjithashtu sulmuesin nga Brescia për një vend në ekipin kombëtar: “Në Brazil, niveli i kampionatit është shumë i lartë. Atje luajnë lojtarë të një cilësie teknike mbresëlënëse. Nëse kthehen Balotelli që e njeh e gjithë bota, Italia do të jetë në gjendje të përfitojë. Mancini është i lumtur me mundësinë për ta parë Mario përsëri në një klub të madh”.

.

Të Ngjajshme

Pirlo “ngel në klasë” Juven, lartëson vetëm De Ligt: Është 20 vjeç, por duket kapiten i vërtetë

admin

CHAMPIONS, Grupi H:  United fiton me super Fernandes, PSG i falet Neymar-it

admin

CHAMPIONS, Grupi F: Dortmund dhe Lqazio bëjnë detyrën, askush si Haaland në

admin

Leave a Comment