June 7, 2023
Portali Shprehja

Balotelli: Liga e Kampionëve me Interin? Ende dridhem nga emocionet. E këshillova Leaon të qëndrojë te Milani

Në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Mario Balotelli kujtoi të kaluarën e tij me zikaltrit, duke shfletuar albumin e kujtimeve të sezonit të tripletës: “Goli kundër Rubin Kazan më bëri të ndihem protagonist, për mua ishte një përvojë e mrekullueshme. Një djalosh si unë preka qiellin me dorë. Dhe më pas duke e ngritur atë trofe…; ende i ndiej drithërimat nga emocionet”.

Ai ishte në “San Siro” në euro-derbin e kthimit gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve: “Atmosfera e mbrëmjeve më të mira. Pashë shumë njerëz, mes të tjerëve Leao. E këshillova të qëndronte te Milani, sepse ka një ekip me perspektivë. Me disa përforcime, kuqezinjtë mund ta thonë fjalën e tyre kudo”.

Sulmuesi i Sionit ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampionëve: “Kam marrë kaq shumë ftesa për finalen në Stamboll, jam i pavendosur. Mendoj se do të ulem në qendër të stadiumit, për të shmangur keqkuptimet. Zemra ime në finale do të jetë e ndarë përgjysmë, më mirë të mos them asgjë tjetër.

Do të doja të fitonin të dyja ekipet. por nuk është e mundur. Tani për tani, padyshim Interi është në formë të mirë. Manchester City ka shumë lojtarë që bëjnë diferencën. Në fushë do të doja titullar mikun tim Dzeko, por nuk do të anashkaloja Lukakun dhe Lautaron e vrullshëm së fundi. Goli i dytë i tij ndaj Fiorentinës ishte i bukur”.

.

Të Ngjajshme

Lamtumira e Messi-t nga PSG, djali i Aguero-s “thumbon” parisienët

admin

Nga talent i së ardhmes në i pastrehë: detajet e rënies së ish-lojtarit të Chelsea-t

admin

ZYRTARE | Milani shkarkon Paolo Maldinin nga detyra. Komunikata zyrtare

admin

Leave a Comment