4.3 C
Skopje
April 1, 2019
Feja Islame

Banka më e madhe islame e enegjisë do të përfshijë projektet turke

Sipas drejtorit ekzekutiv të Qendrës Financiare të Katarit (QFC), Yousuf Mohamed Al-Jaida, projektet energjetike turke do të jenë në gjendje të marrin kredi nga Banka më e madhe islame e energjisë në botë, që do të vendoset më vonë këtë vit.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) në margjinat e Samitit të tetë të ekonomisë Uludag, Al-Jaida tha se Turqia është një nga vendet e tubacionit dhe se projektet energjetike turke mund dhe do të jenë në gjendje të marrin kredi nga ky institucion financiar.

Siç tha ai, banka e cila do të quhet Banka e Energjisë, do të japë kredi për projekte të mëdha të energjisë në vendet e pasura me energji, të tilla si Kazakistani, Uzbekistani, vendet e Kaukazit, Rusia dhe Sudani.

Al-Jaida shjegoi se janë përfshirë të gjitha llojet e energjisë, si ajo alternative, nafta, gazi e petrokimikët.

Ai bëri të ditur se në kuadër të Qendrës Financiare të Katarit, Banka e Energjisë tashmë ka kapital të autorizuar prej 10 miliardë dollarësh dhe kapital të paguar prej 2.5 miliardë dollarësh.

Duke theksuar Katarin si qendër energjetike, Al-Jaida tha se “Ne jemi eksportues më i madh i gazitu natyror të lëngshëm në botë, kemi rezerva masive… Por, ne kemi një institucion financiar të specializuar në atë sektor fitimprurës”.

Ai vuri në dukje se banka është një iniciativë e sektorit privat, jo të mbështetur nga qeveria.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

12 cilēsitē e gruas së mirë, janë

shprehja

Jeta e Myftiut Hafiz Sabri Bushati

shprehja

Fjala pastërti ka ardhur në Kuran në 13 kuptime

shprehja