May 28, 2022
Portali Shprehja

Banka Popullore e Maqedonisë rriti normën bazë të interesit

Banka Popullore pas rritjes së normës së interesit në muajin prill, tani ka bërë një rritje shtesë prej 0.25 për qind dhe tani është në nivelin prej 1.75 për qind.

Nga Banka Popullore bëjnë me dije se në marrjen e këtij vendimi janë marrë parasysh zhvillimet e fundit në inflacion, të cilat janë përshpejtuar në muajin prill, si dhe ndikimi i ecurive të tilla në pritjet inflacioniste.

Tact Watches

“Vendimi për shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare bazohet në vlerësimet se presionet mbi çmimet e importit janë më të qëndrueshme dhe më të forta, gjë që krijon efekte të caktuara transfertash në disa kategori çmimesh dhe ndikon në pritjet inflacioniste. Prandaj nevoja për një përgjigje monetare, pavarësisht rreziqeve në rënie për rritjen ekonomike dhe kërkesën e brendshme”, thuhet në deklaratë.

Të dhënat e fundit për muajin prill, sipas bankës qendrore, tregojnë se inflacioni këtë vit do të jetë më i lartë se sa pritej sipas parashikimeve të fundit.

Të Ngjajshme

Borislavova: Do ta mbrojmë interesin bullgar deri në fund, çështja me Maqedoninë duhet diskutuar më konkretisht

admin

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

Leave a Comment