June 27, 2022
Portali Shprehja

Banka Popullore rriti normën bazë të interesit nga 1.75 në 2%

Banka Popullore po shtrëngon sërish politikën monetare. BPM rriti normën bazë të interesit nga 1.75 në 2%, ndërsa rritje të butë ka edhe  të normave të interesit për depozitat njëditore dhe atë shtatë ditore.

Tact Watches

Kjo është hera e tretë që Banka Qendrore rrit normat e interesit. Norma bazë e interesit u rrit nga 1.25 për qind në 2 për qind në më pak se tre muaj.

Tani radhën e kanë Bankat komerciale. Hapat e tyre të ardhshëm mund të priten pas disa javësh. Zakonisht në fillim rriten normat e interesit të depozitave, e më pas të kredive.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se kreditë me norma fikse vështirë se do të shtrenjtohen, por ato me interesa të ndryshueshme, për to do të paguajnë këste mujore më të larta./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Punonjësit e parkut zoologjik në Greqi vrasin shimpanzen, qytetarët paralajmërojnë protesta

Çellsi afër firmosjes së kontratës me sulmuesin e Sitit

MPB: Në motoçikleta, vetëm me helmeta

Leave a Comment