December 5, 2022
Portali Shprehja

Banorë të fshatit Neproshten protestuan sot, kërkojnë përmbushjen e premtimeve

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Dhjetëra banorë të fshatit Neproshten të Tearcës u hodhën në protestë në shenjë revolte për siç thanë mos plotësimin e premtimeve nga kreu i komunës për asfaltimin e rrugëve dhe rregullimin e kanalizimit atmosferik. Banorët ankohen se pas të reshurave të shiut, e tërë lagja përmbytet, ndërsa pasojat i paguajnë vet qytetarët.

“Halli jonë është rruga që nuk sanohet nuk riparohet që prej dy vitesh. Kërkesën që e bëmë para dy vitesh e gjysmë nuk e kanë marrë parasysh as ish kryetari Isen Asani, por as kryetari aktual i cili s`ka marrë asnjë masë për rregullimin e kësaj rruge. Kur ka të reshura të shiut kemi probleme të mëdha sepse, kur ka reshje të mëdha këtu mblidhet zhavor, baltë dhe bëhet shumë keq s’mund të kalohet. Para ca ditësh ekskavatori ka punuar për të na mundësuar të kalojmë”, tha një banor.

“Duhet të rregullohet një herë e përgjithmonë kjo, jo vetëm me rrena. Kur vijnë zgjedhjet krejt këtu mblidhen, ndërsa ja një rrugë e thjeshtë asgjë s’bëhet. Kur ka shi s`kalojmë dot nga mbeturinat, tash dimrit ende më keq bëhet. Shkurt iu them të mos vijnë më për votime, të mos premtojnë rrena”, deklaroi një tjetër banor.

“Ja garazhin e kam këtu uji më depërton hyn në garazh. E solla ekskavatorin e pastroi e pagova unë, asgjë s’bëhet këtu. Krejt e kanë premtuar tash s`na merr në dorë askush”, shtoi një tjetër.

“Nëse ata s`marrin masa dhe s`kanë vesh e mirëkuptim të vijnë ta shohin këtë rrugë, ne do marrim masa tjera do e radikalizojmë protestën”, potencoi një banor tjetër.

Për këto ankesa të qytetarëve kërkuam qëndrim edhe nga kreu i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri, i cili mbush 1 vit që kur ka marrë drejtimin e komunës por pa përgjigje./Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Mbyllen 15 minutat e para të shtesave, mbetet 1-1 rezultati mes Japonisë dhe Kroacisë

Si t’i heqim njollat ​​e yndyrshme nga rrobat

Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

Leave a Comment