November 28, 2022
Portali Shprehja

Barça feston me Dembele-De Jong, Pique thotë lamtumirë me fitore (Pamjet)

Barcelona ka mundur 2-0 Almeria-n dhe ka marrë kreun e La LIga-s përkohësisht duke parakaluar Real Madrid-in, që do të luajë të dielën në fushën e Rayo Vallecano-s.

Një fitore domethënëse jo vetëm për tri pikët e fituara, por edhe për faktin se ka qenë e fundit për Gerard Pique me Barcelona-n, me mbrojtësin spanjoll që ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur pas ndeshjes së sotme.

PENALLTIA E LEWANDOWSKI- VIDEO

Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0 edhe për shkak të një gabimi të rrallë të Robert Leëandoëski nga pika e bardhë e penalltisë, sfida e luajtur në Camp Nou është zhbllokuar në minutën e 48-të.

GOLI I DE JONG – VIDEO

Ka qenë skuadra e Xavi-t që ka kaluar në avantazh me Ousmane Dembele, i cili ka shmangur me lehtësi mbrojtjen mike dhe ka dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të zgjuar.

GOLI I DEMBELE – VIDEO

Goli i dytë për katalanasit është realizuar nga De Jong. Holandezi ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur dhe ka shënuar me lehtësi një metër larg portës pas rastit të humbur nga Ousmane Dembele.

.

Të Ngjajshme

Zenit-Spartak Moskë: përleshje shokuese e pakontrollueshme! Goditje, grushta dhe 6 të përjashtuar | VIDEO

admin

Luis Enrique preket në konferencë kur e pyesin për vajzën: “Mendojmë se si do të jetonte çdo ditë…”

admin

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Leave a Comment