September 30, 2020
Portali Shprehja

Barça nuk dorëzohet për Lautaro, por duhet të bëjë këtë fillimisht

Barcelona nuk i ndal përpjekjet e saj për të nënshkruar me Lautaro Martínez. E vërteta është se në “Camp Nou” fillojnë të marrin në konsideratë, madje seriozisht, edhe dështimin në këtë drejtim, duke pasur parasysh pretendimet e larta të Interit. Barça i ka intensifikuar kontaktet për Lautaro ditët e fundit. Telefonatat dhe takimet mes agjentëve të dy palëve janë konstante, por marrëveshja, larg së qeni e ngushtë, shihet ende larg. Kontaktet mbyllen pa përafrim. Skuadra italiane bie nën 100 milionë euro, e ka vlerësuar argjentinasin 90 milionë euro dhe, në fakt, i ka propozuar sulmuesit të vet rinovimin e kontratës.

Lautaro mbetet i vendosur për të luajtur në “Camp Nou”. Gjithashtu është i irrituar kur sheh bisedat e pasuksesshme midis klubeve. Gjithsesi, fakti që Barça e ka ende nën vëzhgim i jep atij inkurajim dhe e bën të mbajë gjallë shpresën për t’u veshur blaugrana. Barcelona jo vetëm që ka disavantazhin e çmimit të lartë të argjentinasit, por duhet të spastrojë “sirtarët” e vet. Për momentin nuk ka shitur asnjë nga ata, që nuk janë në planet e trajnerit Ronald Koeman. Lojtari i parë i caktuar për të lënë “Camp Nou” është Luis Suárez. Por, ky skarcim po vonohet tej mase, sepse nuk ka marrëveshje ekonomike për ndarjen e tij nga katalanasit. Dhe me këtë vonesë, blerja e mundshme e Lautaro po shtyhet gjithashtu.

Nga Barcelona besojnë, megjithatë, që të arrijnë një marrëveshje me Luis Suárez së shpejti, i cili është në bisedime me Juventusin. Për momentin, Blaugrana-t nuk e llogarisin uruguajanin për të vazhduar në “Camp Nou”. Suarez mund të mos jetë sulmuesi i vetëm, që do të largohet nga Barça. Klubi katalanas duhet ta spastrojë këtë repart për të arritur qëllimin e saj: të nënshkruajë me Lautaro Martínez.

Po kështu, Barcelona është e sigurt që do të zyrtarizojë largimin e Arturo Vidal në orët e ardhshme. Negociatat për të zgjidhur vitin e mbetur të kontratës me ndërkombëtarin kilian janë shumë afër. Të dyja palët po heqin dorë nga pretendimet e tyre dhe po tregojnë një predispozitë të mirë për t’u ndarë paqësisht. Sapo të zyrtarizohet largimi i tij, pra nënshkrimi me Interin, me të cilin mesfushori ka tashmë një marrëveshje, do të lehtësohet lista e pagave. Vidal nuk llogaritet nga Koeman, por ka një pagë shumë të lartë. Kursimi i saj do të ishte “oksigjen” për të siguruiar shërbimet e Lautaro Martinez.

.

Të Ngjajshme

E BUJSHME/ Messi thyen sërish heshtjen, i jep fund gjithçkaje me deklaratën e fundit!

admin

Uzuni në grupet e Champions League me gol të anuluar, Lucescu bën mrekulli / Olympiacos kalon

admin

E PABESUESHME: Mourinho kapet me Lampard, ndërhyn gjyqtari (Video)

admin

Leave a Comment