22.1 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

Barça provokon Spanjën me fanellën e dytë, do e veshë në “El Clasico”

Barcelona në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve sportive “Nike” kanë vendosur të dizenjojnë një fanellë të veçantë që do të përdoret në ndeshje të mëdha apo me ndikim të veçantë. Uniforma mban ngjyrat e flamurit katalanas.

Është e verdhë dhe në pjesën e përparme përshkohet nga katër njolla të kuqe. Sipas “Sport.es” katër njollat simbolizojnë gishtat e lyer me gjak e më pas të vënë mbi mburojën e tij të heroit dhe themeluesit të vendit, Guifre El Pilos. Nga imazhi i këtij luftëtari është frymëzuar edhe vetë flamuri i Katalunjës.

I sigurt është fakti se blaugranët do e veshin këtë bluzë në njërën nga klasiket kundër Realit të Madridit dhe me shumë mundësi në “Santiago Bernabeu”. Uniformat e ekipit katalanas akoma nuk kanë dalë në shitje. Fanellat e para me stilin e uniformës kroate varen në stendat e dyqaneve “Nike” nga 4 qershori. Ndërkohë nuk dihet akoma se kur do të dalë në shitje kjo uniformë me ngjyrat e flamurit katalanas.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja