February 1, 2023
Portali Shprehja

Barcelona blen mesfushorin brazilian dhe e huazon te Betisi

Barcelona është pranë marrëveshjen me mesfushorin 21-vjeçar brazilianin Danilo, që luan me Palmeiras në vendlindjen e tij. Për skuadrën “balugrana”, Danilo mund të jetë lojtari që do të zëvendësojë Serhio Busketsin në të ardhmen.

Katalanasit kanë një plan të qartë për mesfushorin 21-vjeçar, duke e marrë që në merkaton e janarit dhe më pas do ta lënë në formë huazimi te Betisi. Drejtuesit e Barcelonës mendojnë se kjo lëvizje do t’i japë atij mundësi të ambientohet me kampionatin spanjoll e të ketë më shumë shanse për t’u aktivizuar.

Duket se këto dy klube, Barcelona e Betis, do të përsëritin të njëjtën manovër si me Emerson Rojall. Mesfushori i ri brazilian, që kushton rreth 20-25 milionë euro, cilësohet si një nga kandidatët për të luajtur në kombëtare.

.

Të Ngjajshme

ASH: Pa vullnet politik, është e pamundur lufta efektive kundër korrupsionit

Haradinaj takon senatorin Mike Rounds: Kosova qëndron krah SHBA-ve, si partner strategjik afatgjatë

Stoltenberg: Kina paraqet rrezik për NATO-n

Leave a Comment