July 2, 2022
Portali Shprehja

Barcelona e mbyll me humbje, gafë e pabesueshme nga Traore (Pamjet)

Barcelona i ka dhënë fund një tjetër sezoni zhgënjyes në kampionatin spanjoll. Katalansit, në fakt, janë mundur 2-0 në shtëpi nga Villarreal-i në javën e 38-të të La Liga-s 2021/22.

Një gol në fundin e pjesës së parë dhe një në fillimin e pjesës së dytë kanë vendosur ndeshjen e luajtur në Camp Nou mbrëmjen e sotme.

Tact Watches

BARCELONA-VILLARREAL 0-1 VIDEO

Pedraza ka zhbllokuar sfidën në minutën e 41-të duke finalizuar në mënyrën e saktë një aksion shumë të bukur të skuadrës së Unai Emery.

Në 45 minutat e dyta, më saktësisht në minutën e 55-të, ka ardhur edhe goli i dytë i miqve i shënuar nga Gomez, i cili ka shënuar pas një “asisti” të marrë nga sulmuesi i katalanasve, Traore.

BARCELONA-VILLARREAL 0-2 VIDEO

Barcelona e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë me 73 pikë, 13 larg Real Madrid-it kampion, ndërsa Villarreal e ka mbyllur në vendin e shtatë.

.

Të Ngjajshme

“Ëndërroj Barçën”, Gnonto: Në 2018-ën qava për Inter-in

admin

Nga 406 mijë në 1.1 mln euro: ja sa fitojnë më të pasurit e futbollit në javë

admin

E PABESUESHME! 40-vjeçari Reina drejt kthimit në La Liga, tek ekipi ku ishte 17 vite më parë

admin

Leave a Comment