September 29, 2022
Portali Shprehja

Barcelona e yjeve dhe super merkatos ngel në klasë! Debutim skandaloz, Busquets e mbyll me të kuq (PAMJET)

Beri nje gare te cmendur kunder kohes per te regjistruar blerjet e reja pervec Kounde, por duket se Barcelona sonte eshte tradhetuar pikerisht nga ata… Katalanasit e kane nisur me barazim pa gola ndaj Rayo Vallecanos sezonin e ri të La Ligas.

Skuadra e Xavit, së cilës këtë merkato iu bashkuan shumë emra premtues si Lewandowski apo Raphinha, nuk ia ka dalë të debutojë me sukses në edicionin 2022-2023 të elitës së futbollit spanjoll. Përtej dominimit absolut nga Barça, pjesa e parë e kësaj ndeshje pati raste të shumta nga katalanasit, por rruga drejt rrjetës nuk u gjet

Edhe në pjesën e dytë asnjë prej dy skuadrave qoftë ajo katalanase, por edhe Rayo Vallecano nuk mundën që të shënon. Në minutën e 90+3’ Barcelona mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës, pas Busquets mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën në inferioritet numerik.

Ne fund, Vallecano do te shenonte edhe golin e avantazhit por ishte ne pozicion jashte loje. Ne Camp Nou, prania e shume tifozeve ishte domethenese per ate qe presin nga skuadra e Xavit, por starti ishte per te ngelur ne klase…

Në këtë ndeshje debutuan edhe blerjet e reja si Lewandowski, apo Raphina të cilët nuk rezultuan vendimiar për ekipin. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Barcelona luan në transfertë ndaj Real Sociedad.

VIDEO (Kartoni i kuq i Busquets)

 

.

Të Ngjajshme

Juventus-Inter pakt? Vizita e Andrea Agnellit te selia e Steven Zhang: ja për çfarë folën!

admin

“Jemi njerëz të sëmurë dhe të vegjël” Familja e Ronaldos reagon ndaj Portugalisë!

admin

Thotë mjaft dhe e lë futbollin në moshën 35-vjeçare: kampion evropian me Chelsean e Di Matteos

admin

Leave a Comment