Barcelona luajti sonte ne fushen e Osassuna ne nje ndeshje aspak te lehte dhe qe u nderlikua jashte mase. Skuadra e Xavit Hernandez, e shtyre edhe nga humbja e Real Madrid dje, arriti te merrte nje fitore jetesore ne nje sfide te mallkuar dhe te nisur si mos me keq. Permbysje ne pjesen e dyte me grinte, zemer dhe besim…
Megjithate, vendasit jane ato qe kalojne ne avantazh te paret… Duhen vetem 6 minuta loje qe David Garcia te shenoje ne kendore, duke gjetur te papergatitur mbrojtjen katalanase. Ne fakt, nje goditje kendi kthehet rasti ideal dhe Osasuna shenon avantazhin. Lojtaret e Barcelona-s ankohen per nje faull brenda zone po per arbitrin ska asgje…
Por, ka ndodhur befasia e madhe! Lewandowski qe kishte marre kartoni e verdhe ne minuten e 11-te ndeshkojhet me kartonin e dyte ne minuten e 31-te dhe le ekipin me dhjete futbolliste… Nje gjest aspak i bukur nga polaku qe do te mungoje keshtu ne sfiden e fundit dhe mbyllet viti keshtu me Barcelonan per t’u perqendruar te Kupa e Botes qe do te luhet ne 20 nentor deri me shume se gjysma e dhjetorit…
Ne pjesen e dyte, Barcelona u hodh e gjitha perpara Fillimisht ishte Pedri ai qe gjeti topin e duhur dhe e dergoi ne rrjete brenda zone pasi u kthye nga mbrojtja, ndersa me pas do te ishte Raphinha ai qe me nje goditje parabole me koke kalon portierin. Asist spektakolar nga De Jong qe gjen brazilianin.
Skuadra e Xavit vazhdon keshtu marshimin dhe tashme diferenca ndaj Realit eshte ne 5 pike qe jane nje trend i mire dhe qe sigurisht do te jete per katalanasit nje shtyse me shume qe vitin ta mbyllin gjithashtu me fitore.
.