May 23, 2022
Portali Shprehja

Barcelona mund Celta-n por ankthi mbërtheu Camp Nou-n! Araujo humb ndjenjat, ambulanca e çon në spital (PAMJET)

Barcelona zbavitet ndaj Celta Vigo-s. Skuadra e Xavit Hernandez, që sigurisht ka objektiv tani ta mbyllë në vend të dytë kampionatin për të marrë edhe më shumë para nga e drejta televizive, ka fituar sonte 3-1 në Camp Nou.

Një ndeshje në dishezë që u hap nga Depay dhe më pas erdhën edhe dy gola nga Aubameyang. Për gabonezin tashmë janë 11 gola në La Liga këtë sezon duke ditur se u transferua vetëm në shkurt te skuadra e Xavit.

Tact Watches

Një ndeshje e bukur edhe ajo e luajtur nga Dembele që te aksioni i golit të parë që hapi sfidën mori krahun dhe asistoi për Depay. Edhe te aksioni i golit të dytë ishte gjithashtu Depay që me një pasim bëri që topi të mbetej aty ku ish-sulmuesi i Arsenalit nuk fali.

Në fillim të pjesës së dytë sërish Aubameyang që shënoi gol dhe vulosi sfidën. Celta gjeti golin e nderit me Iago Aspas teksa Murillo mori të kuq në fund. Por, ishte një mbrëmje frike për Araujo. Mbrotjësi i Barcelona-s u perplas koke me koke me Gavin.

Ai humbi ndjenjat dhe u transportua nga ambulanca per ne spital. Megjithate, gjendja e tij duket normale tani. “Lojtari i ekipit të parë Ronald Araujo ka një tronditje dhe është transferuar në spital për të kryer analiza shtesë” ishte komunikata e Barcelona-s. Futbollisti i cili shkoi direkt ta kontrollonte ishte Iago Aspas i Celta Vigo-s! Menjehere kuptoi gjendjen e rende te futbollistit te Barcelona-s.

 

.

Të Ngjajshme

Barcelona e mbyll me humbje, gafë e pabesueshme nga Traore (Pamjet)

admin

“Do të luaj me fituesin e Championsit”, ylli arrin marrëveshjen me Real-in dhe Liverpool-in

admin

“Thonin se Inter-i ishte favorit, dua t’i dëgjoj tani”, Theo: Dua të falënderoj një njeri

admin

Leave a Comment