August 16, 2022
Portali Shprehja

Barcelona nis me “spastrimet”: zyrtarizon largimin e parë, radhën e ka Depay! Serie A e pret?!

Barcelona ka nisur largimet e atyre qe sjane pjese e projektit… Tashmë gjithçka është zyrtare, Oscar Mingueza është futbollisti më i ri i Celta Vigos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa thuhet se lojtari pasi kaloi vizitat mjekësore ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.

Barcelona ka përfituar 3 milionë euro nga shitja e Minugezas, teksa klubi katalunas ka përfshirë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes ose rikthimit të lojtarit.

Gjithashtu, Barça ka mbajtur klauzolën prej 50% për shitjen eventuale të 23-vjeçarit në të ardhmen. Kujtojmë se Oscar Mingueza është produkt i klubit të Barcelonës. Pozicioni i tij natyral është qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes

Edhe Memphis Depay duket se është pajtuar me faktin e largimit të tij nga “Camp Nou”, pasi holandezit nuk hyn në listën e preferencave të Xavi Hernandez për sezonin e ri.

Ardhjet e Lewandowskit, Raphinhas dhe rinovimi me Ousman Dembele, dukshëm i kanë kufizuar minutat për sulmuesin holandez. Barcelona kërkonte shitjen e Depayt që në fillimin e markatos, por lojtari nuk e dëshironte largimin nga “Camp Nou”.

Megjithatë, tani duket se gjërat kanë ndryshuar. “Mundo Deportivo” ka raportuar se 28-vjeçari ka vendosur që të pranojë largimin nga Barça. Dhe sipas burimit në fjalë, raportohet se Juventusi shihet si opsioni më i mundshëm për momentin si destinacion i radhës i Depayt, teksa klubi katalanas kërkon 20 milionë euro për shitjen e tij.

Ish-sulmuesi i Lyonit me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Kjo është edhe një nga arsyet që klubi e dëshiron me çdo kusht largimin e Depayt tani, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm.

.

Të Ngjajshme

E PABESUESHME! Qeni ndërpret ndeshjen 7 minuta, kryen nevojat personale në fushë (pamjet)

admin

Klopp ngre alarmin: Askush nuk pyet për lojtarët, po përplasemi me murin. Kjo është çmenduri

admin

Guardiola “lë pa tekst” Barcelonën; kërkon shifrën stratosferike për Bernardo Silvën

admin

Leave a Comment