Barcelona nuk ka qëndruar duarkryq para përjashtimit të Ferran Torres në Wanda Metropolitan. Shërbimet ligjore kanë analizuar pamjet e sherrit që valenciani ka pasur me Savicin dhe pasditen e sotme kanë paraqitur apel për kartonin e kuq direkt që i ka treguar arbitri Munuera Montero. Objektivi i entitetit është të reduktojë në minimum ndeshjet sanksionuese që mund t’i vendosen futbollistit spanjoll.
Gjyqtari andaluzian e regjistroi veprimin në raportin e ndeshjes: “Në minutën e 90-të lojtari (11) Torres García, Ferran u përjashtua për arsyen e mëposhtme: Kapi vazhdimisht flokët e kundërshtarit, ndërsa topi ishte në lojë, por jo në një distancë për t’u luajtur mes të dyve”.
Gjyqtari justifikoi edhe përjashtimin e rojiblancos: “Në minutën e 90-të lojtari (15) Savic, Stefan u përjashtua për arsyen e mëposhtme: Mbajtja e një kundërshtari nga qafa me krahun e tij me forcë të tepruar të vazhdueshme, ndërsa topi ishte në lojë por jo në një distancë per t’u luajtur mes të dyve”.
Barcelona ka besim se, me pretendimet e tij, Ferran Torres do të marrë dënimin minimal të mundshëm. Nëse është një sanksion i lehtë, nuk do të duhet të përmbushe ndeshjet e mundshme të pezullimit në një kompeticion tjetër që nuk është LaLiga.
Skuadra katalanase do të stërvitet e para nesër, mëngjesin e së martës, dhe para se të udhëtojë për në Riad, në mesditë, Xavi do të japë listën e skuadrës për Superkupën e Spanjës. Të enjten Betisi do te jete rivali i një nga gjysmëfinalistet. Tjetra do te jete sfida mes Valencia dhe Real Madrid.
.