August 11, 2022
Portali Shprehja

Barcelona nuk ndalet, arrin marrëveshjen për super goditjen e radhës

Një tjetër telenovelë e merkatos së futbollit është mbyllur. Jules Kounde është një lojtar i ri i Barcelona-s. Lajmi është konfirmuar nga të dy klubet.

Qendërmbrojtësi francez i Sevuilla-s dukej se do të transferohej te Chelsea, por ndërhyrja e katalansve ka ndryshuar gjithçka dhe lojtari do të transferohet në Camp Nou.

“Barcelona dhe Sevilla kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Jules Olivier Kounde, në pritje që lojtari të kalojë vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratave”, kanë konfirmuar të dy klubet.

Kështu, pas Andreas Christensen, Franck Kessie, Raphinha dhe Robert Leëandoëski, Xavi do të ketë një tjetër yll në dispozicion për ta kthyer skuadrën te fitoret sezonin e ardhshëm.

Jules Kounde ka fituar një Europa League me skuadrën e Sevilla-s në sezonin 2019/20 dhe një Nations League me kombëtaren e Francës në vitin 2021.

.

Të Ngjajshme

CR7 thyen heshtjen pasi turpëron shokët më të rinj të skuadrës në stërvitje

admin

“Benzema meriton Topin e Artë”, Courtois: Ja çfarë do të bëj po nuk e fitoi

admin

Interi mer vendim drastik mbi sponsorin!

admin

Leave a Comment