January 16, 2022
Portali Shprehja

Barcelona-Real Madrid, në skenën arabe kthehet “El Clasico” e famshme

Menjëherë është “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit, qysh në të hapje të këtij edicioni të Superkupës së Spanjës. Në të parën nga dy gjysmëfinalet (tjetra është nesër mes Atletico Madrid dhe Athletic, me fituesit që do të përballen më pas të dielën, në orën 19:30), skuadrat e Xavi dhe Ancelotti do të takohen në Riad (Arabia Saudite).

Padyshim që “Los Blancos” shihen favoritë. “Barça kishte më shumë probleme se ne, por gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje teke”, – tha trajneri italian në një konferencë për shtyp.

Tact Watches

Xavi, nga ana tjetër, e sheh këtë gjysmëfinale si një mundësi të shkëlqyer për të parë se ku është skuadra e tij: “Mund të jetë një pikë kthese për ne, megjithëse Reali është për momentin skuadra më në formë në La Liga. Klasiket janë gjithmonë të paparashikueshme. Historia e kësaj ndeshje do të thotë se çdo gjë mund të ndodhë, pavarësisht nga diferenca momentale e pikëve”.

Ja formacionet e mundshme:
BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Araujo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Nico, Busquets, Gavi; Dani Alves, F. Torres, Dembélé.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius.

 

.

Të Ngjajshme

LAJM I HIDHUR TE PSG | Pochettino humbet titullarin për sfiden ndaj Real?

admin

Juventus, surpriza e janarit: sulmuesi mund të vijë nga Rusia për 5 mln euro!

admin

155 sekonda dhe asist vendimtar! Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

admin

Leave a Comment