Gazeta britanike “Mirror” pretendon se mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara, nuk është objektiv i trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman. Ka shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e ndërkombëtarit spanjoll, teksa Liverpool u pa si destinacioni më i mundshëm. Nga grumbullimi me kombëtaren, lojtari tha se ndihej si në shtëpi te Bayern Munich, duke i bërë gjërat lëmsh, ngaqë ka refuzuar rinovimin me bavarezët.
Ronald Koeman disagreeing with Barcelona over Liverpool transfer target Thiagohttps://t.co/AXJOWRBkV2
— Mirror Football (@MirrorFootball) September 7, 2020
Mesa duket, kostoja e madhe që ka kartoni i tij (edhe një vit para skadimit të kontratës), por edhe paga që kërkon, i ka stepur klubet e interesuara. Barcelona do të ishte kthim në shtëpi për mesfushorin, sepse atje spikati para se të kalonte në “Allianz Arena”, ku u mor nga Guardiola.
Dhe meqë jemi te katalanasit, Leo Messi vendosi të qëndrojë aty edhe një vit. Klubi Blaugrana nuk ka hezituar t’i dërgojë argjentinasit një mesazh dashurie, duke e “reklamuar” në rrjetet sociale me fanellën e tretë të sezonit të ri. Kjo është arsyeja pse emri i Leo Messi shoqërohet me “emoji” e “GOAT”, e cila korrespondon me shkurtesën e “greatest of all times”, më i miri ndonjëherë.
Leo Messi
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) September 7, 2020
.