June 27, 2022
Portali Shprehja

Barcelona “sërisht” piketon 3 emra të mëdhenj

Edhe pse situata e tyre ekonomike nuk është ende e favorshme, Barcelona mban gjallë ëndrrën për të rekrutuar të paktën tre lojtarët e nivelit të lartë. Mbrojtësi Zhulls Kunde, mesfushori Bernardo Silva dhe sulmuesi Robert Levandovski janë tre synimet e Barcelonës.

Tact Watches

I pari që mund të mbërrij do të ishte mbrojtësi francez. Sevilja kërkon 60 milionë për të, por Barça po punojnë për të ul këtë shifër. Më pas do të jetë sulmuesi polak, ku Bajerni nuk mendohet ta lërë të largohet me më pak se 50 milionë euro.

Për Bernardo Silva mund të jetë e vështirë, pasi Man. Siti e ka bërë të ditur se cilido ekip që dëshiron shërbimet e portugezit do t’i duhet të paguajë 100 milionë euro./abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Çfarë dimë deri tani për fisin më të izoluar në botë?

Leave a Comment