October 1, 2023
Portali Shprehja

Barela: Duhet të fitojmë Maqedoninë, për të gjetur besimin

Nikolo Barella ka folur nga kampi stërvitor i kombëtares në “Koverçiano” duke prekur tema të ndryshme të rëndësishme. Mesfushori i Interit dhe i kombëtares së Italisë ka folur rreth “Topit të Artë”, Spalletti dhe Roberto Mançinit.

 

Është një nder i madh të jem në mesin e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”. Jam krenar që përfaqësoj Italinë në këtë listë dhe me siguri mund të ishin edhe disa italianë të tjerë. Falenderoj të gjithë ata që këtë vit, hera e dytë në tre vjet, më kanë mundësuar të jem në këtë listë. I detyrohem kaq shumë shokëve të skuadrës së Interit dhe trajnerit.

 

 

Spaletti?

Çdo trajner ka karakteristikat e veta. Spalletti na dha ide të shkëlqyera, tani na takon neve t’i interpretojmë ato në fushë. Unë vazhdoj të luaj futbollin tim, duhet të përpiqem të shënojë edhe disa gola. Duhet të jemi gjithmonë elegantë dhe me karakter. Spalletti ka bërë gjithmonë që ekipet e tij të luajnë shumë mirë. Me Napolin e pamë sezonin e kaluar çfarë ishte në gjendje të bënte. Ai të jep ide të luash me topin, të sulmosh dhe të mbrohesh mirë.

 

 

From left, Italy’s Nicolo Barella, Gianluigi Donnarumma, Ciro Immobile and Lorenzo Insigne warm up prior to the Euro 2020 soccer championship group A match between Italy and Wales, at the Rome Olympic stadium, Sunday, June 20, 2021. (Riccardo Antimiani, Pool via AP)

Ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut?

Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër tyre, ne i kemi takuar tashmë dhe kemi kujtime të këqija. Duhet të fitojmë për të gjetur besimin.

 

 

Inter Milan’s Nicolo Barella, right, and Napoli’s Kalidou Koulibaly fight for the ball during the Serie A soccer match between Inter Milan and Napoli at San Siro Stadium, in Milan, Italy, Sunday, Nov. 21, 2021. (AP Photo/Antonio Calanni)

 

Mançini?

Nuk mund të bëj asgjë veçse të falenderoj Roberto Mançinin, i cili besoi tek unë kur isha ende te Kaljari dhe na bëri të fitojmë Kampionatin Europian duke luajtur futboll të mrekullueshëm.

.

Të Ngjajshme

Dua Lipa në filmin kinematografik, sëbashku me John Cena

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

admin

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Leave a Comment