January 27, 2021
Portali Shprehja

Basha: 1 vit pas tërmetit nuk është bërë asgjë për rindërtimin

Kreu i Partisë Demokratike ka vizituar nga afër banorët e Njësisë Administrative Ishëm, të cilët vazhdojnë të jetojnë në çadra, një vit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Familja e Limon Filit kërkon vlerësim të drejtë, pasi ia kanë vlerësuar si të banueshme shtëpinë duke i premtuar 250 mijë Lekë të rinj për rikonstruksion.

Familjet të tjera edhe pse i ka dalë shtëpia e pabanueshme, thonë se deri më sot nuk ka ardhur askush për t’i ndihmuar. Kryedemokrati u premtoi se nëse do të vijë në pushtet pas 5 muajsh shtëpitë e tyre do të rindërtohen.

“Gjithë ndihmat që i ka ndarë Evropa për tërmetin dhe që duhet të vijnë tek ju, do të vijnë tek ju dhe buxheti i shtetit do të bëjë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër shtëpitë t’ju rindërtohen”.

Basha tha se prioritete të qeverisë së tij do të jetë shëndeti dhe ekonomia e shkatërruar nga pandemia si dhe rindërtimi pa humbur kohë i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Të Ngjajshme

Jo vetëm Donald Trump, Twitter i bllokon llogarinë politikanit shqiptar (FOTO LAJM)

admin

Limaj: Ja kush nga PDK pengoi koalicionimin parazgjedhor

admin

Ballafaqim faktesh: Cilat medikamente ndihmojnë ndaj koronavirusit dhe cilat jo?

admin

Leave a Comment